(2L ONLINE) – Policia ka bërë të dituar se në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë ne fshatin Bresalc, është shkaktuar aksident rrugor me lëndime të renda trupore. Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para besohet deri te aksidenti dyshohet te ketë ardhur si pasoj e vozitjes se pakujdesshme nga ana e drejtuesit te Aututomjetit Honda.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Z. S. serb shtetas i Kosovës me vendbanim në Kllokot, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit, kurse drejtuesi i Autmjetit Iveco po me tabela vendore B. H. Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në Gjilan dhe dy pasagjer që ishin me të pësojnë lëndime të lehta trupore.
Drejtuesi i automjetit Honda pas marrjes së ndihmës mjekësorë në Gjilan transferohet në QKUK në Prishtinë, ku në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti mbetet nën hetime nga ana e Trafikut Rajonal në Gjilan. /2L ONLINE/