Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Viti, 06.03.2022-15:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i njërit automjet dhe tre pasagjerë. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.