/2L ONLINE/ – Në fshatin Sadovinë e Jerlive, të Komunës së Vitisë raportohet për një aksident trafiku me lëndime në mes të një veture civile dhe një traktoristi me vozitës meshkuj K-shqiptarë. Si pasojë e saj pos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit si dhe pesë pasagjer meshkuj K-shqiptar. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në Gjilan ndërsa njërit nga pasagjerët transferohet në QKUK-Prishtinë për shërim të mëtutjeshëm. Për rastin është informuar prokurori, ndërkohë që rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/