Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se më 21 maj 2021 rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku me pasoja fatale.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se dyshohet se deri te aksidenti te ketë ndodhur ,kur drejtuesi i veturës “Pezho” duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore është ndeshur me kamionin “MAN” i cili ka qene duke lëvizur në rrugën kryesore.
Me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme material ne dy njesi dhe lendime trupore peson drejtuesi i veturës.
Si pasoje e plagëve të marra në aksident drejtuesi i veturës (1944) ndërron jetë në Qendrën Emerjgente në Gjilan.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML –Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës(PK), trafiku rajonal në Gjilan. /2LONLINE.com/