Sot, me 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në rrugën, “Halim Orana” në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku i përfshirë ka qene një automjet dhe një motoçikletë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi (1995) i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete, sipas mjekut kujdestar.
Edhe drejtuesi i automjetit (1995)”Opel Corsa” ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë.
“Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheq hetimet rrethë këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka thënë toger Hashani.