Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Madeleine Albright”, në Gjilan, është arrestuar, një i dyshuar pasi që i njëjti, përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër serbe shtetase e Serbisë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton policia e Kosovës.