Një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në aksident komunikacionin i regjistruar rreth orës 23h të së mërkurës, në rrugën magjistrale Bujanoc-Preshevë, në afërsi të pompës së benzinës “Valoni Petrol”.
Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i portalit Titulli.com në vendin e ngjarjes , personi që ka humbur jetën është shoferi i automjetit “Golf 2” nga fshati Geraj i Komunës së Preshevës, përndryshe takstist, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.
Personi i dytë me lëndime të rënda, i cili në momentin e aksidentit po drejtonte veturën e tipit “Peugeot” është shtetas grek, i cili me furgonin e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Vranjës.
Sipas informatave ende të pakonfirmuara, shkaktarë i këtij aksidenti me fatalitet është mjegulla e dendur në rrugën magjistrale afër Bujanocit si dhe shpejtësia e papërshtatshme në kushtet e rrugës në të cilin po ngiste taksisti.
Në vendin e ngjarjes kanë qëndruar policia dhe sipas regjistrimeve të para të tyre, thuhet se vetura “Golf 2” që po ecte në drejtim të Preshevës, për shkak të parakalimit jo të rregullt, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe së pari ka goditur fort autobusin me targa të Novi Pazarit, ndërsa më pas në veturën “Peugeot” me targa greke.
Për shkak të këtij aksidenti në rrugën magjistrale në mes të Bujanocit dhe Preshevës komunikacioni ishte ndërprerë për disa orë, duke u drejtuar përmes rrugëve alternative.