Policia e Gjilanit ka bërë me dije se sot rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident trafiku me lëndime, të rënda, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmën e shpejtë. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima, shqiptar shtetas i Kosovës (1946), ka ndërruar jetë si pas e lëndimeve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit .
Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti.