Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një aksident trafiku me fatalitet.
Më datën 04.10.2019 rreth orës 22:40 në rrugën e Ferizajt saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme policia e Kosovës është njoftua se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime të renda ku të përfshira kanë qenë dy vetura:
Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi iVeturës BMW me targa 06 shqiptar shtetas i Kosovës, dyshohet duke mos e përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës e humbe kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundër ku me anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Sërbi, veturë e cila ne atë moment lëvizte në drejtim të kundërt, Ferizaj-Gjilan.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore me pasoja fatale pësojnë dy pasagjerët e veturës BMW, që të dy shqiptarë shtetas të Kosovës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e të dy veturave.
Pas ndihmës ne QE-Gjilan të lënduarit transferohen ne QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka prezantua përveç policisë edhe Prokurori i shtetit ku i njëjti ka urdhëruar që personat që kan humbur jetën të dërgohen për obduksion IML në Prishtinë.
Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq njësitet e trafikut rajonal, ka thënë zëdhënësi Hashani