Sipas autoriteteve policore, një grua ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodh në orët e hershme të mëngjesit. Aksidenti ka ndodh në dalje të fshatit Partesh në rrugën Gjilan-Ferizaj.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë i cili po trajtohet në qendrën spitalore të këtij qyteti.