(2L ONLINE) – Dega e AKR së në Gjilan është e përgatitur për këtë proces zgjedhor me 134 komisionerë dhe 134 vëzhgues, të cilët do të monitorojnë procesin e votimit që shpresojmë të jetë i mbarë.
Zëdhënësi I AKR-së Ismet Azizi tha se Aleanca Kososva e Re në Gjilan uron qytetarët për zgjedhje të lira dhe demokratike. “Kërkojmë nga qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe kushtetuese.”, tha Azizi në emër të AKR-së.
Ai u shpreh se vota e lire është e ardhmja e ndritshme e Republikës së Kosovës dhe qytetarët janë ata që me votën e tyre e përcaktojnë të ardhmën e të tyre dhe të pasardhësëve të tyre. /2L ONLINE/