Ne si Shtab i kemi ndërmarr të gjitha hapat në parapërgaditjen e organizimit të zgjedhjeve lokale, dhe synojmë që AKR të jetë sa më e përfaqësuar në Kuvend Komunal. Përmes kandidatëve tanë çdo ditë e ma tepër po e shpalosim programin tonë për Gjilanin, dhe jemi të entuziazmuar me përqafimin e vizionit tonë nga qytetarët.
Në çdo lokalitet si në lagjet dhe fshatrat e qytetit kandidatët tanë po marrin përkrahje të parezervë nga qytetarët, ajo që na bën krenar është edhe se jemi subjekti i vetëm që kemi qeverisur pa asnjë abuzim ose aferë korruptive. Ne premtojmë gjithashtu se do të qëndrojmë përher afër dhe në shërimbim për qytetarët në çdo kohë.
Në aktivitetet tona gjithandej qytetit shohim se AKR dhe Presidenti ynë Behgjet Pacolli janë të nderuar dhe respektuar me të madhe nga gjilanasit. Mbështetja juaj për ne me votë në këto zgjedhje lokale është shumë domethënëse dhe na jep vlerë neve si Ekip, që me përgjegjshmërinë sa ma të lartë të ju shërbejmë pa dallim, e diskrimin.
AKR, Dega në Gjilan
Shef i Shtabit
Gëzim Ibrahimi
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/