DYLON

Qendra organizon takim bashkëbisedimi në Çarshi, e falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e këtij projekti madhështor

Qendra organizon takim bashkëbisedimi në Çarshi, e falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e këtij projekti madhështor
Avatar photo Redaksia

Lagjja Qendra i ka bërë pritje të ngrohtë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidates për Asamble nga radhët LDK-së, Teuta Suliqi, në garën e 17 tetorit.

Në emër të nëndegës Qendra ka folur Fatos Ramadani, i cili ka bërë të ditur se po bëhet punë e madhe në terren për ta bërë fitoren e madhe më 17 tetor.

EkoHigjiena

“Në vendin ku po mbahet ky takim, në Çarshinë e Gjilanit, nuk mund të mos i themi faleminderit kryetarit Lutfi Haziri, i cili, përpos tjerash, e realizoi edhe këtë projekt madhështor, sikurse edhe projektet e zëvendësimit të gypave të asbestit, rrugët, trotuaret e ndriçimin”, ka thënë Ramadani.

“Besimin që ma ka dhënë gjithmonë Qendra, e ruaj si tepër të rëndësishëm. Ky besim i Qendrës dhe i tërë Gjilanit, më ka bërë më të përgjegjshëm në punë. Problemin e Mirushës këtu e kemi zgjidhur dhe tashmë ky vend do të emërohet si Çarshia e Gjilanit. Kjo zonë po integrohet në infrastrukturë me Kampusin e shkollave të mesme, me Stadiumin e qytetit, e me pazarin e ri. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient të   hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.