Pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thirri në takim Kryesinë e Aleancës Kosova e Re, për të analizuar ecurinë e procesit zgjedhor. “AKR është e bindur se nuk është lexuar ende plotësisht fjala e sovranit. Kanë mbetur ende pa u shqyrtuar mbi 30 mijë vota me kusht, votat e diaspores, votat e personave me rrethana të vecanta, të cilat duhen konsideruar me kujdes” thuhet në njoftimin e AKR-së.
Pas një procesi të rregullt dhe demokratik, AKR i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të vazhdojnë të punojnë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën dhe sa më shpejt të certifikojnë rezultatin, duke u kujdesur kështu që i tër procesi tërë përmbyllet në formën më demokratike.
“AKR vazhdon të besojë se duhen shqyrtuar me përgjegjësi dhe votat e pavlefshme që përfaqësojnë një përqindje të madhe. Vullneti popullit duhet lexuar drejt dhe ne do të ndërmarrim cdo hap ligjor që kjo të kryhet. Kosova nuk mund t’i lejojë vetes të injorojë vullnetin e afro 40 mijë votuesve, të cilët kanë dalë atë ditë për të votuar. Ka qenë një proces zgjedhor i komplikuar, një reformë zgjedhore e pakryer, e cila s’duhet të deformojë apo mos lexojë vullnetin e popullit”, thuhet më tej.