Sot u mbajt takimi i shtabit zgjedhor me të gjitha strukturat e degës së AKR-së në Gjilan në mobilizimin dhe parapërgatitjen e tubimit madhështorë me qytetarë të komunës se Gjilanit, ku në këtë do të jetë prezent edhe presidenti I AKR-së Behgjet Pacolli.
Shefi i shtabit Vehbi Salihu tha se jemi në përgatitjet e fundit për të hyrë fuqishme në këto zgjedhje.
“AKR-ja si në nivel qendror ashtu edhe në degën e Gjilanit është duke u përgatitur me të gjitha nivelet përfshirë të gjitha forumet me te gjitha nëndegët e saj, ku ka përgatitur një strukturim të përgjegjësive dhe detyrave që do të ti marrin udheqësitë e sektorëve të shtabit zgjedhorë në këto zgjedhje”ka thënë Salihu.
Sipas zëdhënësit të shtabit zgjedhor të AKR-së në Gjilan Sami Spahiu , në këtë takim të gjitha strukturat e degës janë njoftuar për aktivitetin që do të jetë nesër me datë 28. Maj. 2017 në Hotel Kristal, duke filluar në ora 15:30, ku të do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës.
Sipas zëdhënësit të AKR-se në Gjilan, në këtë tubim me qytetarët do të jetë i pranishëm edhe presidenti I AKR-së Behgjet Pacolli ku para qytetarëve do të prezantoj kandidatin e degës së Gjilani Ismet Hajdini dhe kandidat të tjerë të Anamoravës.
“Ftojmë të gjithë anëtarët e AKR-se dhe qytetarët që të bashkëngjitën këtij tubimi ku qytetarët mund dhe do të kenë rastin të njohin kandidatët e AKR-se për deputet të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Për të gjitha aktivitetet tjera të Aleancës Kosova e Re dega në Gjilan do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Spahiu.