Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët për asamble komunale të Aleancës Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, prirë nga shefja e Shtabit Vana Jerliu – Ramadani, kanë vizuar sot Institucioni Parashkollor “Ardhmëria I” , ku janë mirëpritur nga drejtoresha Vahide Ismajli, e cila i njoftoi me problemet e shumta të këtij Institucioni Parashkollor.
Vana Jerliu-Ramadani duke iu falënderuar drejtoreshës për mikpritje, tha se duhet përkrahur zhvillimin e fëmijëve tanë qysh nga niveli parashkollor.
“AKR përkrah përmirësimin e cilësisë dhe infrastrukturës bazë të institucioneve arsimore dhe ndër tjera do t’i kushtojë vëmendje ndërtimit dhe hapjes së institucioneve të reja parashkollore në numër
të mjaftueshëm. Gjithashtu, në rritjen e numrit të fëmijëve në programe parashkollore pubilke dhe private si dhe në inspektimin e vazhdueshëm të punës së këtyre institucioneve”, tha ajo.
Përndryshe, zëdhënësi i AKR-së në Gjilan, Sami Spahiu tha se AKR-ja, Dega në Gjilan është shumë e shqetësuar për kushtet e improvizuar të IP “Ardhmëria I”, zvarritjen dhe mos zgjidhjen e këtij problemi me vite të tëra.
“Është e papranueshme që fëmijët tanë, nëpër të gjitha institucionet shkollore të të gjitha niveleve, të jenë jashtë përkujdesit të mirëfilltë dhe përgjegjësisë që kemi si shoqëri. I bëjmë me dije këtij pushteti dhe pushtetit të ardhshëm se fëmijët, edukimi dhe arsimimi i tyre, duhet të jetë prioritet i parë dhe i përhershëm i shoqërisë tonë”, ka thënë zëdhënësi Spahiu.
Sponsorizuar nga AKR