Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan sot mbajti takimin e radhës ku është duke bërë gati për mobilizimin e tubimit qendror me qytetarë të Gjilanit qe do te mbahet të mërkurën në palestrën sporteve në Gjilan.
Kryetari i forumit Rinor Aid Berisha tha se tani janë në fazën e dytë të fushatës zgjedhore dhe organizimet do të përqendrohen në nxitjen e të rinjve që të dalin sa më shumë në zgjedhje për të votuar programin e koalicionit të AKR-së dhe të gjithë strukturat rinore të AKR-së janë në mbështetje të kandidatit të AKR-së dega në Gjilan Ismet Hajdini.
Ndërsa sekretari i FR AKR-së Fisar Berisha tha se strukturat rinore janë ndër forumet politike më të organizuara në Gjilan. “Kjo strukturë rinorë është bazuar në filozofin punës në teren dhe vizionit për të ardhmen” , ka thënë ai.
Pas takimeve që ka pasur FR i AKR-së me te rinjtë po vërehet një interesim I shtuar për t’ju bashkuar vizionit të presidentit Behgjet Pacollit për te ardhmen e të rinjve.
Vjollca Gagica Matoshi: Jemi gati për fitoren e madhe që po vije
AKR-ja është në mobilizim të përgjithshëm me të gjitha strukturat e saja. Pas tubimit të suksesshëm të Forumit të Gruas në Gjilan ku ishin të ftuar mbi 500 gra gjilanase, tani jemi duke mbajt takime të përditshme me strukturat në teren.
Vjollca Gagica Matoshi kryetare e forumit të gruas në Gjilan tha se FG së AKR-së në Gjilan është gati për fitoren e madhe që do të ketë AKR-ja dhe koalicioni.
“Femra gjilanase gjithmonë ka ditur të ndajë vlerat nga antivlerat çka besojmë që edhe kësaj here e kanë edhe me të qartë se kë do të votojnë. Ne bëjmë thirrje që të gjithë qytetarët, posaçërisht femrës gjilanase të votojnë AKR-në me koalicionin e saj për një
të ardhme më të mirë”, ka thënë ajo.
Përndryshe, drejtues të AKR-së, të shtabit zgjedhor, dhe kandidatët për deputetë kanë ftuar gjilanasit por edhe Anamoravën në përgjithësi të dalin në votime me 11 qershor për të votuar për të ardhmen prosperuese.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017