Shefja e shtabit të Aleanca Kosova e Re (AKR) në Gjilan, Vana Jerliu-Ramadani në koordinim me presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Hazirin, arrijnë marrëveshje që AKR-ja e Gjilanit ta mbështesë Lutfi Hazirin, në garën për kryetar komune, në këtë balotazh.
Gjithashtu, AKR-ja në Gjilan do të jetë pjesë e qeverisjes komunale me LDK-në, në katër vitet e ardhshme.
Vana Jerliu-Ramadani ka falënderuar shtabin zgjedhor, kandidatët e listës së AKR-së, kryesinë e Degës, FR e Gruas dhe Rinor, nëndegët dhe të gjithë votuesit e saj, për rezultatet e arritura në zgjedhje e 22 tetorit, ku AKR-ja, do të jetë e përfaqësuar me dy këshilltarë në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
AKR-ja me të gjitha strukturat, në pajtim me vullnetin e elektoratit të saj bënë thirrje që të mbështes kandidatin për kryetar komune Lutfi Hazirin në garën e balotazhit, me 19 nëntor.
Përndryshe, zëdhënësi i shtabit të AKR-së, Dega në Gjilan Sami Spahiu, tha se AKR-ja në katër vitet e ardhshme, në Kuvendin Komunal do të jetë e përfaqësuar denjësisht nga Vjollca Gagica-Matoshi dhe Shemsedin Ramushi.