Shefja e Shtabit Zgjedhore të AKR-së në Gjilan, Vana Jerliu-Ramadani, vlerëson lartë kandidatët për Asamble Komunale për fushatën e tyre derë më derë.
AKR-ja, Dega në Gjilan, pas shumë aktiviteteve që kishte në terren në grupe të ndara mes kandidatëve për asamble komunale dhe kryetarëve të nëndegëve,, ishte pjesë edhe e debatit të organizuar nga Klubi i gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan.
Në kuadër të fushatës zgjedhore AKR, Dega në Gjilan, mori pjesë në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” të mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë, ku është folur për rolin që mund të kenë kandidatet femra në shoqëri dhe në vendimmarrje.
Në këtë debat AKR u përfaqësua nga shefja e shtabit zgjedhor Vana Jerliu-Ramadani, bartësja e listës Vjollca Gagica –Matoshi, si dhe ish deputetja e Republikës së Kosovës Drita Maliqi.
Në anën tjetër, kandidatët për asamble komunale nga AKR, kanë mbajtur takimin e tyre të rregullt me shtabin dhe treguan për ecurinë e fushatës, aktivitetin e tyre konkret, derë më derë, që po e bëjnë në kuadër të zgjedhjeve të 22 Tetorit 2017.
Edhe pse AKR-ja është në vlugun e aktiviteteve, ka bërë gati të gjitha përgatitjet teknike për Tubimin e madh me qytetarë që do të mbahet këtë të diele, ku do të prezantohet lista e kandidatëve për asamble komunale.
e sponsorizuar nga AKR