/2L ONLINE/ – Aleanca Kosova e Re (AKR), ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të nëndegës në fshatin Llashticë të Gjilanit. Sipas Arianit Ibrahimit. sekretar dege, pjesëmarrja ishte tejet e madhe e banorëve të fshatit, e ku me më shumë se 50 të pranishëm, themelohet kjo nëndegë, e rëndësishme dhe shumë domethënëse për Degën.
Sipas tij, AKR-së iu dha një përkrahje e madhe dhe e sinqertë në bashkëpunimin e ndërsjellë që do ta jetë së bashku në realizimin e shumë projekteve dhe aktiviteteve në të mirë të banorëve të fshatit Llashticë.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i hapi Kryetari i Degës, Ismet Hajdini, kurse monitorues nga Qendra ishte Tefik Ibrahimi.
Delegatët e pranishëm votuan me aklamacion për Edona Ramushin për Kryetare të Nëmdegës së Llashticës e cila me profesion është në pëfundim të fakultetit të Artit.
Strukturat udhëheqëse të Nëndegës së fshatit Llashticë janë :
1. Edona Ramushi Kryetare
2. Gëzim Haziri Nënkryetar
3. Florent Xheladini Nënkryetar
4. Izer Veseli Sekretar