Në vazhdën e aktiviteteve të përditshme elektorale, me propozimin e Sekretares të Forumit të Gruas Elizabeta Abazi Aliu (4), dhe kandidatëve për asamble komunale Sebahate Hajdini (2) Kaltrina Fazliu (15), vizituan Strehimoren “Liria” , Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve.
Ne u njoftuam nga afër me problemet dhe shqetësimet që i ka kjo kategori shumë e ndjeshme e shoqërisë tonë. Ne si AKR zotohemi që do ti trajtojmë të gjitha kërkesat e juaja me përgjegjshmëri të plotë dhe Ju asnjëherë s’do të ndjeheni të vetmuara dhe pa përkrahje institucionale në komunën tonë.
Falënderojmë Asistenten Ibadete Mustafa dhe punëtoren sociale Nexhmije Bllaca, për pritjen të cilat edhe përkundër angazhimit të tyre pa hezitim na pranuan në takimin dhe rrëfimet e grave që i morëm nga qendra, do të jenë motiv shtesë për ne që institucionalisht të angazhohemi edhe më tepër në mbrojtje të drejtave të tyre.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/