AKR, Dega në Gjilan, prirë nga Shefja e shtabit Vana Jerliu-Ramadani dhe kandidatët nga lista e AKR-së, sot vizituan Organizatën e Veteranëve të Luftës (OVL UÇK).
Jeton Sherifi kryetar i OVL UÇK, i njoftoi të pranishmit me problemet dhe kërkesat e organizatës së veteranëve të luftës dhe shoqatat e dala nga lufta.
Vana jerliu Ramadani tha se AKR Dega në Gjilan mbetet e përkushtuar dhe përkrah veteranët dhe familjet e dëshmorëve sipas ligjit të miratuar nga parlamenti i Kosovës.
Me AKR-në në qeverisje, dhe këshilltarët që do jenë pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, këto ligje do të gjejnë zbatim në të gjitha sektorët ku parasheh ligji, ku familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës duhet të gëzojnë vendin e merituar sipas meritës që ju njihet në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Sponsorizuar nga AKR