Java e 32-të në Superligë sjell ndeshjen e së enjtes, ku FC Drita në udhëtim në Podujevë do të takohet me KF Llapi për vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Për këtë takim, trajneri i Dritës, Akis Vavalis tha se edhe pse të gjithë e mendojnë ndeshjen me Ballkanin, fokusi duhet të jetë te ndeshja e radhës ndaj FC Llapit.
“Kam biseduar me futbollistët dhe ju kam thënë se duhet të jenë të fokusuar te ndeshja e nesërme, Janë të fokusuar, kemi diskutuar shumë dhe duhet të jenë të koncentruar në ndeshjen e radhës, pavarësisht që opinionet nga jashtë njerëzit mendojnë për ndeshjen direkte me Ballkanin. Por, ne realisht kemi biseduar dhe janë shumë të koncentruar te ndeshja e nesërme me Llapin. Në përgjithësi shkoi mirë duhet të jemi të kënaqur, por tani kemi shumë pak kohë për t’u koncentruar dhe bëhemi gati mentalisht e fizikisht dhe deri më tani kemi analizuar shumë. Motivi te cdo lojtarë dhe tifozët janë në nivel shumë të lartë, shumë të lumtur t’i fitojmë ndeshjet edhe për ata. Kam ardh për të bërë më të mirën dhe nëse këtë vit është shumë vonë për ndryshime do te mund ta shohim në edicionin tjetër”, ka thënë Vavalis
Ndërsa, i rikthyer nga lëndimi Marko Simonovski ka thënë se ndihet mirë dhe është rast i madh të jap kontributin e tij në fund.
“Është shumë e rëndësishme se po ndihem shumë mirë tani. Është shans shumë i madh që tani cdo instruksion prej trajnerit ta kthejmë në produktivitet. Është normale të kemi presion për të punuar më shumë, sidomos kur ke kaq shumë tifozë që të përkrahin dhe kërkojnë më të mirën për klubin. Në cdo ndeshje ne po përgatitemi për të marrë më të mirën dhe ju them se ashtu do veprojmë” theksoi Simonovski. /2LONLINE/