Akil Gjakova i ka siguruar medalje Kosovës në “Grand Prix” të Budapestit. Xhudisti nga Kosova është kualifikuar në finale pasi e mundi garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh.
Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është kualifikuar në finale të ‘Grand Prix’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kujtojmë se rrethin e parë, Akili e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë me shumë mund e mposhti garuesin nga Kanada, Constantin Gabun me Ippon, para se të fitojë në rrethin e tretë kundër Nil Stump.
Akili tregoi se dëshiron medalje, kur në çerekfinale e mundi xhudistin japonez, Masashi Ebinuma.
Akili tashme ka siguruar medaljen e argjente, ndërsa në finale, do të ketë punë me xhudistin rus, Georgii Ruselbakiev