Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet AKI dhe IPK.
Ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor./2LONLINE.com/