Polica e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të aktiviteteve policore për nder të njëzet vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka organizuar në ambientet e bibliotekës “Fan Stilian Noli”, në Gjilan, një Akademi solemne për njëzetvjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Në Akademinë e organizuar kanë marrë pjesë kryetarët e Komunave të Rajonit të Gjilanit, Pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës FSK-së, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, përfaqësues të Prokurorisë, Pjesëtarët e KFORI-it, pjesëtar të institucioneve të komunës së Gjilanit, Bashksia Islame e Gjilanit, (BI),shoqëria civile, pjesëtar të Mediave, dhe një numër i konsiderueshëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Kolonel Elmina Mahmuti në fjalën e rastit shpalosi rritën dhe rrugëtimin njëzet vjeçar të Policisë së Kosovës. Ky vite jubilar po na gjen të konsoliduar me personel të përgatitur mirë profesionalisht dhe mbi të gjitha po na shtohet krenaria sepse besueshmëria e qytetarëve tanë për Policinë e Kosovës gjithmonë ka qenë dhe është në nivel të kënaqshëm.
Në fund me mirënjohje dhe falënderim u shpërblyen pikërisht pjesëtarët e Gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, policë nga sektor të ndryshëm, por edhe të tjerë që në mënyra të ndryshme ndihmuan dhe vazhdojnë ta ndihmojnë policinë në arritjen e objektivave të saj për sigurinë e qytetarëve.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdoj të veproj dhe punoj, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj.