FTESË
Ftoheni të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore në shenjë mirënjohje dhe respekti në një vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Nisret Hajrullahu e cila organizohet nën patronatin e Komunës së Gjilanit të mërkuren 22.06.2022 në ora 17:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Dr.Nisret Hajrullahu i cili me profesion ishte Pulmolog, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Regjional të Gjilanit në kohen më të vështirë të Pandemisë kur spitali ishte i stërngarkuar me pacientë dhe përballej me mungesa të shumta përfshirë edhe oksigjenin, si hero qëndroi stoik që ti dilte në ndihmë qytetarëve.
Doktori Nisret Hajrullahu ka specializuar në fushën e pulmologjisë në vitin 1994, me plotë vite përvojë pune në Spitalin e Gjilanit, duke shërbyer si mjek, por edhe në pozita të ndryshme menaxheriale.
Nistet Hajrullahu ishte drejtor për Shëndetësi në Komunën e Gjilanit, ndërsa për shumë vite shërbeu shef i Repartit të Pulmologjisë dhe shef klinik i Spitalit të Përgjithshëm!
Doktori , edhe si mjek ,por edhe si udhëheqës dallohej sepse gjithëherë i qëndronte besnik fjalës së dhënë!
Doki kishte parim që të jetë i përpiktë në orarin e punës ,kishte respekt për punëtorët, por,edhe i prerë në vendime.
Të gjitha i thonte troç, asnjëherë nuk hezitonte të merrej me vështirësit ,por gjithëherë i pëlqenin sfidat në jetë!
Orari i doktorit në Përlepnicë nuk mbaronte kurrë, 24 orë përlepnicasit e kanë pasur derën qel ,për kontrolle e ndihmë!
Dr. Nisret Hajrullahu ishte humanist e veprimtar i pashoq, ishte i gatshëm ti shërbente komunitetit në çdo kohë.
Me dhembje të madhe por me krenari që e kishim në mesin tonë një doktor ,i cili kishte fjalë pak, por vepronte e punonte shumë !