Me ndërmjetësimin e Komunës së Kamenicës, Kompania “Air Energy” do të jetë sponsor i Klubit Futbollistik “KIKA”.
Kjo marrëveshje sponsorizimi është nënshkruar dje, mes përfaqësuesve të të dy akterëve dhe nën praninë e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja e klubit në vlerë prej 15.000 eurosh, për shpenzimet e sezonit vjeshtor. /2LONLINE/