Problemi me shitjen e biletave Online, sidomos në dy ndeshjet e fundit në Prishtinë kanë shkaktuar shumë zemërim me tifozët e Kosovës.
Shumë dashamir të futbollit të Kosovës kanë mbetur pa bileta dhe tashmë mësohet edhe cila ka qenë arsyeja.
Zv. sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, në një emision në televizionin Dukagjini ka zbuluar se në ndeshjen me Anglinë vetëm 2939 bileta janë shitur online, ose vetëm 15% e biletave.
7783 bileta janë marrë me porosi nga FFK derisa 1883 janë dhënë falë.
Ky fakt e dementaon presidentin e FFK-së Agim Ademin, i cili gjithmonë ka deklaruar se të gjitha biletat janë shitur online, në përjashtim të një numri të vogël.
Kjo është fotografia: