Ministrja e sapoemëruar e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave do të jetë prioriteti primar i saj gjatë këtij mandati.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që një nga kriteret e liberalizimit të vizave, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë sa më parë dhe të mos ketë ngecje të mëtutjeshme.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmetaj ka premtuar se një rëndësi të madhe do t’i kushtojë edhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), agjendës për reforma evropiane si dhe anëtarësimit të Kosovës në programet e Bashkimit Evropian.
Ajo është zotuar se përvojën dhe njohuritë do t’i vë në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
BURIMI: “Epoka e re”