Benjamin Agyare vishet bardhë e kaltër. Ai rikthehet tek klubi pas një huazimi katërmujor te Drenica, njoftojnë drjetuesit e klubit bardh e kaltër.
“Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, te Drenica, Agyare ka zhvilluar 13 ndeshje në total dhe tani është bashkuar me ekipin e Dritës ku do të fillojë përgatitjet për stinorin pranveror.
Agyare më parë ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar, te skuadra e Apolonisë së Fierit. /2LONLINE/