Isa Agushi, ishte anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit për dy mandate, njëherë nën siglën e LDK-së e së fundit me atë të PDK-së, por se, siç shprehet ai, nuk gjeti sinqeritet apo dikë që do të punojë me zemër për popullin.
Agushi ka thënë se ka menduar se njerëzit e zgjedhur do të punojnë për mirëqenien e qytetarëve, por se një gjë të tillë nuk e pa për më se tetë vite, ku për këtë periudhë kohore mendoi se do t’i shërbejnë qytetarëve por këtë gjë nuk e gjeti.
Andaj ai ka bërë me dije se tani e tutje do të rri larg politikës, siç shprehet ai, “të fëlliqur”.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por se ka lavdëruar dy ish kryetarët e këtij subjekti, ish liderin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish kreun e Degës në Gjilan, Qemajl Mustafën, duke lënë të nënkuptohet se nuk është pajtuar me zhvillimet tjera, të reja në PDK-në e Gjilanit.
Ndërsa kritik ka qenë edhe për pushtetin aktual, përkatësisht për të parin e Gjilanit, i cili do të synojë edhe një mandat, duke i lutur votuesit që në zgjedhjet lokale të tetorit, ta votojnë këdo, por jo kryetarin e tanishëm.
Ai ka bërë me dije se largimin nga PDK-ja, nuk e ka bërë për të aderuar në ndonjë parti tjetër, porse tani e tutje do të jetë vetëm një zë kritik qytetarie.
Për më tepër ja postim i plotë: