Asdren Agushi, gazetar-korrespodent i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije se është suspenduar nga puna veç pse kritikoi pushtetin.
Gazetari gjilanas, Asdren Agushi ka thënë se arsyetimi për suspendim vetëm arsyetim nuk ishte.
Për më tepër, ai ka shtuar se pse ishte kritik ndaj pushtetit, mendon se e ka detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet dhe se i tillë ka qenë me të gjitha pushtetet dhe se nuk mund të bëhet servil por se i shërben profesionit si profesionist.
Veç kësaj, gazetari gjilanas Asdren Agushi ka paralajmëruar se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe do ta fitojë këtë betejë pasi siç shprehet ai, beson në drejtësi.
Ja postimi i tij :
“Jam suspendu nga puna si gazetar-korrespodent nga RTK pas 7 vjet pune ne kete institucion. Arsyetimi per suspendim vetem arsyetim nuk eshte! Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet. I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nenshtrohem t’keqes! Nese i kam penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta. Une s’kam me u ndal se s’eshte ne natyren tem me u ndal! Do t’i ndjek tana rruget ligjore dhe do ta fitoje edhe kete beteje! Besoj shume qe ne kete vend ka drejtesi dhe qe nuk eshte e nenshtrume! Demokracia eshte ndertu ne kete vend dhe s’ka fuqi qe mundet me prish! Shihemi ne proceset e ardhshme! Une si fitues, sigurisht! /2LONLINE/