/2L ONLINE/ – Trupi i njeriut gjatë jetës së tij dhe brenda dymbëdhjetë muajve të vitit është i konstruktuar që një muaj ti kushtohet një diete të “mirë” agjërimi, e që duke e ditur rëndësinë e trupit tonë dhe duke i analizuar se sa miliona euro shkojnë në parandalimin e sëmundjeve, të cilat sëmundje sa shkojnë dhe dita ditës sa shtohet numri i tyre.
Agjërimi gjatë muajit Ramazan është i mirë për shëndetin tuaj, nëse bëhet si duhet, duke i ndarë dietën dhe agjërimin, e që e para më shumë ka dëme se dobi. Në një dietë që zgjatë shumë ditë ose javë apo edhe vite, trupi fillon të përdorë proteinat për energji. Kjo, teknikisht njihet si “vuajtje urie”. Këtu përfshihen proteinat të cilat lirohen nga zbërthimi i muskujve, çka është arsyeja pse njerëzit që vuajnë urie duken shumë të hollë dhe shumë të dobët.
Esenca e agjërimit është si vijon; ju nuk mund të arrini në fazën “vuajtje urie” përgjatë Ramazanit, për shkak se dieta ndërpritet për çdo ditë (në iftar). Për shkak se agjërimi i Ramazanit zgjat vetëm nga agimi deri në mbrëmje, energjia e trupit mund të zëvendësohet me ushqimet përpara agimit dhe të mbrëmjes.
Ta analizojmë agjërimin dhe efektin e tij në trupin e njeriut, si fillim kur trupi juaj ka mungesë të ushqimit, pasi që ta harxhojë glukozën, fillon djegia e yndyrës për të prodhuar energji, kjo mund të qojë në humbjen e peshës, Ramazani nuk është menduar gjithmonë si një mundësi për humbje të peshës, për shkak se më shumë është theksuar aspekti shpirtëror sesa ai shëndetësor Dr. Razeen Mahroof, një mjek anestezist nga Oxford-i, thotë se ka një lidhshmëri të fortë në mes të dietës “agjërimit” dhe të përfitimit të mirave shëndetësore.
Glukoza është njëra prej burimeve kryesore për energjinë e trupit, në gjendjen normale e cila është e depozituar në mëlçi dhe në muskuj, gjatë agjërimit, kjo depozitë e glukozës përdoret e para për prodhimin e energjisë. Më vonë gjatë agjërimit, atëherë kur harxhohet glukoza, burimi tjetër me radhë për prodhimin e energjisë është yndyra. Dr. Mahroof thotë se përdorimi i yndyrës për energji, ndihmon në humbjen e peshës. Kjo i mbron muskujt dhe ulë nivelin e kolesterolit. Përveç kësaj, humbja e peshës rezulton në kontrollim më të mirë të diabetit dhe e ulë shtypjen e gjakut. “Gjithashtu ndodhë edhe procesi i detoksifikimit, sepse çdo helm i grumbulluar gjatë vitit në yndyrën e trupit, tretet dhe hiqet nga trupi”, thotë dr. Mahroof.
Sa i përket dietës ka thënë Pejgamberi a.s “Ena më e keqe e birit të Ademit është barku i tij. Birit të Ademit i mjaftojnë vetëm disa kafshata për të jetuar. Nëse kjo është pak për të, le ta lërë një të tretën për pije dhe një të tretën për të marrë frymë. (Trimidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi).
Për të mirat e agjërimit janë marrë edhe shumë shkencëtar edhe pse vet ata nuk i përkisnin islamit si fe të tyre, p.sh; Harvard Shelton një mjek amerikan i cili me plotë vullnet dhe duke qen i durueshëm në hulumtimin e tij kishte analizuar për 50 vite rreth 40 mijë agjërues. Dhe se gjatë agjërimit nuk ka pjesë të trupit e cila nuk agjëron dhe nuk ka dobi.
Hulumtimet tjera thonë se agjërimi ndikon edhe në tru duke rritur aftësinë komunikative, të menduarit dhe inteligjencën te njeriu, duke zvogëluar format depresive në paraqitjen e sëmundjeve siç janë parkinsonit dhe alsaimerit (harresës) etj. Pastaj duke prodhuar në tru një proteinë e cila stimulon rritjen e qelizave të trurit neuroneve, duke provokuar krijimin e neuroneve të tjera e që nëpër librat tona ende mësohen si të pa ripërtrirshme pas një moshe të shtyer. Muslimanët këshillohen nga Profeti a.s: “Nëse dikush ju fyen apo ju kërcënon, thoni; ‘Unë jam zgjerueshëm.” Kjo qetësi psikologjike ndoshta lidhet me një stabilizim më të mirë të glukozës në gjak gjatë Ramazanit, pasi hipoglikemia pas ngrënies e përkeqëson sjelljen.
Dobitë e agjërimit janë të shumta do mundohemi ti përmendim vetëm disa sa i përket organizmit trupor të njeriut;
Veshkët e zvogëlojnë punën e tyre gjatë agjërimit sepse ushqimi i marrë në iftar e deri në syfyr mjafton që të mos dehidratohet organizmi. Veshkat janë shumë efikase në mbajtjen e ujit dhe kripës në trup gjatë natës, sikurse është Natriumi dhe Kaliumi. Sidoqoftë, këto mund të humben nëpërmjet djersitjes.
Zorrët e ulin peristaltikën e tyre, për agjëruesin duhet të kihet parasysh ngrënia e ushqimeve që nuk e mundojnë sistemin e tretjes.
Të rrahurat e zemrës ngadalësohen nga 60 – 80 herë për minutë sa është normalja, diku rreth 14 mijë herë gjatë agjërimit.
Melçia brenda 24 orëve pushon 5 – 6 orë në ditë.
Agjërimi ulë edhe vlerat e kolesterolit me densitet të ultë (LDL), pastaj ndikon edhe në shtypje të gjakut.
Te diabetiket gjatë agjërimit dukshim zbret vlera e glukozës në gjak etj.
Prandaj ekziston një hadith kudsi ku thuhet: “Agjërimi është për Mua dhe vetëm Unë di si ta shpërblej”. Në një tjetër hadith, Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse dikush nuk u jep fund fjalëve dhe veprave të mbrapshta, Allahu nuk ka nevojë që ai të rrijë pa bukë e pa ujë”.
Agjërimi i ndihmon receptorëve të shijes në gjuhë, prandaj kur jemi zgjerueshëm shumë lehtë i testojmë ato, mirësia dhe dhurata që kemi në gjuhë që ti dallojmë katër shijet; të ëmblën, të njelmëtën, të ithtën dhe të thartën, janë përgjithësisht madhështore, duke marre për bazë hadithin kudsij të Profetit s.a.w.s, ku thotë: Pasha Ate, ne dorën e te Cilit eshte jeta ime, era e gojës së agjëruesit tek All-llahu është me e mire se era e miskut (parfumit).
Duke e ditur se si ushqim që na rikujton Ramazanin janë edhe hurmet me të cilat ndjehet një kënaqësi kur bëhet iftar me të, prandaj si ushqim i preferuar gjatë agjërimit me dekada kanë qenë hurmet me plotë arsye duke e ditur se ato vonë janë marr dhe janë studiuar dhe rezultatet kanë qen fascinante sa i përket përbërjes si bimë multivitaminoze siç janë vitamina A, vitamina C, B1, B12, etj., dhe multiminerale siç janë hekuri duke e ditur se ka ndikim drejtpërdrejtë në aneminë, seleni, K, Ca, P, Mg e këto ndikojnë në fortësimin e eshtrave, lehtësim gjatë lindjes te gratë shtatzëna, e shumë gjëra të dobishme për njeriun.
Prandaj edhe ushqimi duhet të jetë me masë ashtu siç na mëson All-llahu në Kur’anin famëlarë, Hani dhe pini e mos e teproni, pse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhnin).” (El-A`raf, 31).
/Autori është magjistër i Biologjisë/