E si mund të kuptohet ndryshe pas gjithë këtij hulumtimin që kanë bërë sipas detyrës zyrtare, ende nuk kanë bërë publik asnjë emër e asnjë mbiemër?! Këta paguhen për atë detyrë.
Shkruan: Gani NEZIRI
Nëse vërtetë kanë verifikuar shkelje ligjore nga numër i caktuar i gjykatësve, prokurorëve, profesorëve e disa të tjerëve, pse të mos dalin me emra?
Kjo, duke marrë më shumë se dy paga nga buxheti i Kosovës dhe të mos e thonë asnjë emër në publik, për mua është e pakuptueshme e madje edhe e dyshueshme. Kam të drejtë të dyshoj, apo jo?
Në fakt, duhet t’i thonë gjithë emrat sipas rendit të përgjegjësisë që kanë në pushtet dhe administratë. Ose, të mos na provokojnë ne qytetarëve me lajme të përgjysmuara, të padefinuara deri në fund që ne pastaj të lodhim mendjen kot duke “fiqiruar”se; athua kush mund të jenë?
Lodhim mendjen kot dhe përsëri mund të jemi të gabuar në apostrofime emrash të ndershëm me pa të drejtë. Që në fakt, përbënë shkelje e të drejtës njerëzore të sanksionuar me ligj. Ndërkohë që, Agjencia Antikorrupsion e ka dokumentin faktik në dorë.
E si do të mundemi ndryshe t’i demaskojmë këta shkelës të ligjit dhe keqpërdorues të taksave të këtij populli të varfër?!
Pra, publikoni emrat e tyre në gjitha gazetat, portalet, media sociale.