Në stafin e kryetrajnerit të Gjlanit, Ismet Munishi, ku bëjnë pjesë Alban Hyseni dhe trajneri i portierëve Enver Sermaxhaj, gjithashtu iu bashkua edhe ndihmëstrajneri Agim Maliqi, ku do të kompletojë pjesën e asistentëve të kryetrajnerit të ri në skuadrën kuq e bardh.
“Maliqi do të zë vendin e asistentit të deritanishëm Granit Dervisholli, të cilin skuadra e falënderon për punën e tij sa ishte pjesë e stafit të ish trajnerit tonë, Bylbyl Sokoli”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit..
Kujtojmë se Agim Maliqi, gjithashtu ishte pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi, sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani.
“Klubi i dëshiron mirëseardhje Maliqit dhe i dëshiron suksese në vazhdim së bashku me skuadrën tonë”, thuhet në fudn të komunikatës. /2LONLINE.com/.