DYLON

Sërish cak i hajnave xhamitë e Gjilanit

Sërish cak i hajnave xhamitë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë u raportua se hajnat kishin vjedhur në kasafortën e një xhamie në Gjilan, e poashtu sot autoritetet policore, në raportin e tyre për 24 orët e fundit, raportuan edhe për një rast tjetër të vjedhjes në arkën e një xhamie.

Kësaj here vjedhja ka ndodhë në arkën e xhamisë në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, ku janë vjedhur rreth 100 euro, transmeton Portali 2lONLINE.com.

EkoHigjiena

Raporti i policisë

VJEDHJE E RËNDË

Lagja ”Dheu i Bardhë”, Gjilan, 13.03.2021-18:40. Është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka vjedhur rreth njëqind (100)€ para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja te tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.