Shtabi zgjedhor i PD-së sot priti komisionerët me të cilët biseduan për zgjedhjet lokale. Gjatë këtij takimi Kryetari i PD-së Ferid Agani theksoi se vota është e çmuar dhe presim nga ju që ta mbroni votën e qytetarëve tuaj.
Agani së bashku me kandidatin për kryetar komunal Naser Morina, si dhe me kandidatët për kuvend komunal, shikuan gjendjen e shtratit Mirusha dhe dëgjuan disa nga hallet dhe preokupimet e banorëve të fshatit Uglar, të cilët u shprehen se mospastrimi dhe mosrregullimi i shtratit të lumit si dhe me afërsinë e deponisë së mbeturinave kanë bërë që shumë nga banorët të braktisin shtëpitë e tyre.
Banorëve iu premtua se nëse komuna e Gjilanit do të qeveriset nga PD këto probleme dhe halle do të jetë prioritet gjatë qeverisjes tonë.
Sponsorizuar nga PD