Në kuadër të një projekti të Fondacionit Kosovë-Luksemburg në Komunën e Vitisë sot u bë certifikimi i 10 personave në fushën e kuzhinës.
Të certifikuarit janë nga kjo komunë dhe atë kanë ndjekur trajnimet profesionale në një periudhë prej 5 muajsh. Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave.
Përndryshe 6 nga të aftësuarit janë femra kurse 4 janë meshkuj. Ndërkaq bëhet me dije se Fondacioni Kosovë – Luksemburg për pjesëmarrësit në këtë aftësim profesional i ka mbuluar shpenzimet e transportit si dhe në disa raste edhe disa shpenzime të tjera.
Përndryshe qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e profesionale të kandidateve me qëllim që ata të mund të vetëpunësohen. Vlen të përmendet se ky Fondacion edhe gjatë vitit 2018 ka mbështetur trajnimet e tilla për aftësim në profesione të ndryshme.