(2L ONLINE) – Fondi humanitar i Komunës së Gjilanit për ndihmë familjeve gjilanase që kanë probleme të banimit, po vazhdon të mbushet nga qytetarët e vullnetit të mirë. Deri sot, në xhirollogaritë zyrtare janë deponuar nga gjilanasit dhe nga qytetarët e vullnetit të mirë nga e mbarë bota shqiptare 46.222 euro dhe 6640 franga zvicerane.
Kryetari Lutfi Haziri falënderon qytetarët për solidaritetin e tyre të treguar për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit që vuajnë nga mungesa e strehimit dhe banimit.
Haziri u bënë apel të gjithë qytetarëve të cilët kanë dhënë premtimet e tyre në mbrëmjen humanitare, që t’i bëjnë ato realitet.
Për hirë të transparencës, do të vazhdojmë t’i bëjmë publike emrat e personave të cilët po vazhdojnë të kontribuojnë në aksionin humanitar “Pak nga ne, shumë për ata”, të iniciuar nga kryetari Lutfi Haziri./2L ONLINE/
Mënyra e kontribuimit brenda dhe jashtë Kosovës është si më poshtë: