Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës është informuar mbrëmë rreth orës 01:15 se në një pyll, (terrenit I papërshtatshëm malor) ne mes te fshatrave Llovcë dhe Burincê (Komuna e Gjilanit), afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se trupi i dekompozuar /I dëmtuar/ – akoma nuk është identifikuar.
Njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.