“I nderuar që sot përfaqësuesit të AAK-së për Gjermani, Ilmi Mustafa i dorëzova Konfirmimin zyrtar si Anëtar i kryesisë së Aleancës në Gjilan”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Sipas tij, Mustafa është një afarist i suksesshëm në Gjermani, humanist e një qytetar i respektuar në Kosovë e në Gjermani.
“E themi me plot përgjegjësi se diaspora si kurrë më parë është në mbështetje të vizionit të AAK-së dhe kryetarit Haradinaj. Urime Ilmi, dalshmi faqebardhë”, thotë Gagica i AAK-së.