/2L ONLINE/ – Dimri po vjen por jo si dikur. Edhe muajt që po vijnë si duket nuk janë të zjarrtë si dikur, si në kohën e Isa Boletinit, Jusufit, Kadriut, Bardhit, Rexhepit Nuhiut, Zijahut, Agimit, Abdullahut, Nushit apo… Kjo dhe nënkuptohet koha ka lëvizur, kanë ecur vitet, shekulli i XXI. E fillova nga kjo qasje ku qytetari ka mundësi ti shohë dy botëra që kanë dykuptimësi, dy realitet që nga retrospektiva dhe perspektiva marrin diversitet që vështirë po kapet në rezonin tonë ballkanik e pasandaj atij shqiptar. Duket paksa tekanjoze apo edhe i kuptimësuar në dy skaje por megjithatë ka diçka që ka ruajtur vazhdimësinë që në planin afatgjatë mund të ndikoj në (mos)zhvillimin dhe konfiguracionin e duhur dhe avancues për jetën dhe krijimin e klimës së mirëfilltë shqiptare në Ballkan.
Tani është fundvit kur rezultatet shihen dhe preken, kur edhe bëhet vlerësimi i një viti që iku. Sfidat nuk duhet të kuptohen si diçka që nuk tejkalohen sepse vetë koncepti i shtetit i ka këta parametra. Edhe më të zhvilluarit kanë probleme të natyrave të ndryshme për dallim që tek ne janë të një stadi tjetër. Në këtë proces zhvillimet mund te jenë të natyrave të ndryshme dhe këtë proces nuk mund ta ndal askush as edhe ata …
Vështrimi i gjendjes paraqet ngaherë edhe nonsens për arsye të shumta dhe shumdimenzionale e nga herë edhe dëmton vetë procesin. Po e them këtë për motivin se shumë herë dimë të jem spektatorë të mirë por jo edhe veprues për të ndihmuar ritmin e zhvillimeve në rrugë të duhur. Kam shtuar më herët se pjesa elite duket se po rri anash me apo pa dëshirë por një është e qartë se Kosovës dhe institucioneve të saja u duhen kapacitete profesionale dhe intelektuale. Një pjesë e mirë është futur nën ombrellat e partive ku shikuar nga këndi i një qytetari të rëndomtë filozofia e tyre intelektuale po tretet në brendinë e saj pa sjellë rezultate të kënaqshme.
Nga këndi i analizës i tërë potencial intelektual po të bëhej bashkë parap do të kishim nevojë për dije. A në rastin tonë kur jemi të ndarë në parti politike, shoqata, organizime tjera natyrisht se hendikepi është mbas e i qartë. Kjo dhe për faktin se diçka e përafërt është edhe në rezonin veprues Ballkanik. Po të ishte ndryshe edhe frymimi nuk do te kishte implikime dhe performancë që prishin imazhin dhe koherencën në raport me zhvillimet evropiane Këtij fenomeni nuk kemi mundur ti ikim e aq më pak të ndryshojmë thellësisht këtë sindrom ballkanik edhe pse reformim apo ikje nga ky shabllon i tejshkuar kemi.
Nuk duhet ti ikim aspektit real të këtij viti. Ndodhën ngjarje nga një ekstrem në tjetrin që thënë troç penguan proceset dhe integrimet Evropiane. Shpallja e Kosovës shtet i Pavarur para disa viteve ishte produkt i vlerave humane civilizuese dhe evropiane. Por s’duhet te mbetemi me kaq Ky vit do të ik por ka të veçantat e tij. Këto të veçanta do të mbetën në libra, në studime shkencore, në analiza, në vështrime e mbi të gjitha në shkencën si autoritet suprem për një popull.
Në çfarë konteksti do të shkruhet i mbetet historisë për ta përshkruar dhe paraqitur vlershmin për çfarë bëmë e nuk bëmë. Rezultatet apo pengesat e këtij viti i shohim pas 10 viteve. Adem Jashari dhe shekulli XXI janë dy botëra të ndryshme por shikuar nga perspektiva kanë një qëllim fuqizimin e shqiptarëve në Ballkan e me gjerë. Zakonisht preferoj të takohem te heronjtë e kombit. Shihemi te shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në Gjilan. /2L ONLINE/