Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë ndarë 55 milionë euro për ish të burgosurit politikë, shpërblim ky që iu takon në bazë të një vendimi të mëhershëm të Kuvendit. Adem Demaçit, i cili kaloi 28 vite në burg, do ti takojnë 177 mijë euro.
Këto para, ai dhe ish të burgosurit tjerë do ti marrin gjatë pesë viteve të ardhshme.