Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas grumbullimit të të moshuarve para sallës 1 tetori, të cilët janë duke pritur për ta marrë vaksinën kundër pandemisë COVID-19, duke thënë se ky nuk është vaksinim por akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën dhe se qeveria është në gjumë.
Reagimi i Abdixhikut:
Papërgjegjësi!
Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.
Një Qeveri e tërë në gjumë!