Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot vizitoi Gjilanin, në kuadër të mobilizimit dhe organizimit të gjithmbarshëm të LDK-së në proceset e brendshme strukturore e organizative gjithandej Kosovës.
“Gjilani është edhe kryeqendër e LDK-së dhe si e tillë meriton vëmendjen tonë”- tha Abdixhiku para strukturave të LDK-së në Gjilan.
Ai, gjithashtu, tha se ka filluar procesi i regjistrimit te anëtarësisë së LDK-së dhe se në Gjilan sot është bërë promovimi i këtij procesi jetik për demokratizimin, modernizimin dhe organizimin e partisë.
Gjithashtu, ai potencoi se LDK ka hapur bashkëbisedimin me gjitha strukturat, aktivistët e aktivistet për të pranuar e degjuar komentet e tyre dhe për të dhënë më pas vlerësimet e partisë për rrugën tonë përpara.
Z.Abdixhiku falënderoi nënkryetarin e parë të LDK-së dhe njëherit kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, z.Lutfi Haziri, për organizimin e këtij takimi.
Këtë mobilizim të strukturës e përshëndeti edhe nikoqiri i këtij takimi, nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.
Ai para strukturave të degës që drejton për vite me radhë tha se 29 dhe 30 prilli do jenë ditë kur LDK e Gjilanit do mbledhet për të punuar dhe hartuar politika sektoriale të domosdoshme për kohën.
“Arsimi, shëndetësia, ekonomia por mbi të gjitha familja, do duhej të kenë fokus e vëmendje të veçantë nga partia jonë” , tha z Haziri.
Sa i përket strukturës, kryetari Haziri tha se po punojnë që t’i eliminojnë edhe ato dobësitë e vogla të mbetura për t’u përgatitur për proceset tjera zgjedhore dhe rikthimin e madh të LDK-së.
“Në Gjilan jemi parti e parë dhe si e tillë e kemi për detyrë të shtyjmë përpara politika që janë në interes të qytetarëve tanë.”- tha kryetari Haziri në përmbyllje të këtij takimi.
Si kryetari Haziri ashtu edhe kryetari Abdixhiku, ftuan sot të rinjtë e të rejat që të bëhen pjesë e familjes sonë të madhe politike dhe të punojmë bashkërisht për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. /2LONLINE/