Në kohën kur janë shtuar lajmet me deklarata të ndryshme mbi diskriminimin e punëtorëve në sektorin privat, janë për t’u përgëzuar ato kompani që me veprimet e tyre e dëshmojnë krejtësisht të kundërtën dhe se qasja e tyre ndaj punëtorëve, ndaj tregut e konsumatorëve është për çdo lëvdatë.
Njëra ndër kompanitë vendore që në qendër e ka punëtorin dhe zhvillimin dhe rritën e saj ia atribuon pikërisht atyre, është edhe Kompania “ABC desing’ nga Gjilani, me pronar Fadil Rahmanin, kompani kjo në fushën e shërbimeve dhe prodhimeve nga druri.
Drejtues të kësaj kompanie vlerësojnë mundin e secilit punëtor që është i angazhuar në këtë kompani dhe suksesin e arritur në afarizëm, e ndërlidhin me ta, andaj edhe qasja që ka kjo kompani ndaj punëtorit është e veçantë dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti kanë të bëjnë me kontributin e dhënë në mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre.
“ABC desingn” aktualisht numëron 21 punëtorë, angazhimi i të cilëve sjell sukses, për këtë arsye nuk mungon as vlerësimi i stafit dhe mirënjohja e pafund për ta.
Naile Ibrahimi, nga menaxhmenti i kësaj Kompanie shprehet për Portalin 2LONLINE.con, se “ABC design”, vepron mbi logjikën e të drejtave të punëtorëve sipas standardeve evropiane, mbi kënaqshmërinë e punëtorit, si premisë e suksesit në afarizëm.
Ajo thotë se në këtë kompani nuk ka dhe nuk do të ketë punëtorë pa kontrata të punës. Të drejtat e tyre respektohen, pagat janë të mira, siguria e duhur në punë (ISO standard) dhe orar sipas ligjit. Përtej kësaj nuk mungojnë asnjëherë benefitet që punëtorët i gëzojnë nga kompania.
Ibrahimi thotë se pushimi në dy dittë e vikendit për të gjithë punëtorët është standard që aplikohet këtu dhe, edhe pauzat përgjatë orarit të punës janë të veçanta, ku të angazhuarit kanë shujtën e dinjitetshme. Rroga e 13-të dhe respektim i pushimeve tjera, si ai i lehonisë për të punësuarat dhe qasja ndaj personave me nevoja të veçanta, që poashtu kanë gjetur vendin në mesin e të punësuarve, pastaj i punëtorëve që njëkohësisht edhe studiojnë, aplikim i trajnimeve të stafit, e të tjera, e bëjnë të veçantë këtë kompani.
Sipas saj, vlen të theksohet se edhe përgjatë situatës pandemike, e cila ka përfshirë krejt botën, edhe Kosovën, e që ka goditur rëndë sektorin e ekonomisë dhe bizneset private, “ABC desing”, nuk ka lejuar të thyhet, duke punuar pa ndërprerje dhe se, jo që nuk ka larguar punëtorë nga puna në këtë periudhë, por ka punësuar të rinj, e besa ka rritur edhe pagat për të gjithë të punësuarit.
Naile Ibrahimi, menaxhere, thotë po ashtu se kjo kompani njihet edhe për korrektësinë në raport me obligimet ndaj shtetit, pasi është tatimpaguese e rregullt dhe e përgjegjshme në përgjegjësit që i ka në këtë relacion.
Sa i përket partnerëve, bashkëpunëtorëve dhe klientëve, ajo thotë se edhe në këtë drejtim “ABC design” shquhet për të mirë.
“ABC design” është kompani me traditë shumëvjeçare qe vepron në fushën e shërbimeve dhe prodhimeve nga druri. Disponon tashmë me teknologjinë më të mirë dhe efikase në tregun e Kosovës. Cilësia e produkteve dhe dizajnet e tyre janë ndër më të mirat në rajon, janë lehtësisht të dallueshme nga produktet e tjera në tregun tonë dhe jashtëzakonisht të përshtatshme në çmim dhe mënyrë pagese.
Përndryshe, pronari i kësaj kompanie, Fadil Rrahmani ka të paraparë edhe veprime tjera që po ndërmerren tani, e do të ndërmerren edhe në të ardhmen e që do të shtojnë benefitet për punëtorë, ndërsa nuk mundet pa u përmendur fakti se ai shquhet edhe për aktivitete humane, pasi ndërmerr dhe përfshihet pothuajse në çdo iniciativë humane në të mirë të qytetarëve dhe vendit. /2LONLINE.com/