/2L ONLINE/ – Në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku po diskutohet për çështjen e Ecohigjienës, ka folur edhe Sahit Abazi (PDK), i cili ka thënë se përkundër që kryetari i komunës së Gjilanit pat thënë se do të angazhohet për zgjidhje të problemeve në Ecohigjiena, po shihet se problemet nuk janë zgjidh. Ai ka akuzuar kreun e komunës se nuk ka qenë seriozë.
Duke iu referuar investimeve nga investitorit të huaj në komunën e Gjilanit, në këtë rast duke e ndërlidhur me investitorët austriak në rastin e Ecohigjienës. Abazi tha se Komuna e Gjilanit dhe investitorit e huaj kanë një mur kinez në mes, pasi në këto tri vite komuna ka çalua në këtë drejtim, me mungesë të investimeve nga jashtë, ndërkohë që rasti i Ecohigjienës është shembull praktik që bile as nuk ruhet investitori që është, e le më, të nxiten investitorëve të huaj për investime në Gjilan.
Abazi tha se në rastin e Ecohigjienës është me rëndësi të dihet se kush e nisi hilen i pari, pasi nuk dihet saktë, sepse kemi rastin që të dyja palët, edhe ajo publike edhe ajo private thonë për njëri-tjetrin se nuk i kanë kryer investimet e parapara me marrëveshje.
Problem pra që nuk ka një evidencë të saktë tha tutje Abazi, ndërsa ka ngritur shqetësimet për përfoljet në qytet, se ka presione nga kjo qeverisje mbi investitorin austriak, për të sjellë investitor tjetër vendor, e Abazi tha se nuk dëshiron të paragjykon për këtë, por për atë thotë se ka qenë i nevojshëm prania e kryetarit të komunës në këtë seancë për të dhënë sqarime edhe mbi këtë çështje.
Përndryshe, Abazi i PDK-së thotë se Kuvendi duhet të ndërmarr masa të nevojshme për ta tejkaluar këtë situatë në këtë kompani dhe se në këtë drejtim ka paraqitur një kërkesë për themelimin e një komisioni apo grupi gjithëpërfshirës ku do të jenë të gjitha subjektet politike e nëse është e nevojshme edhe shoqëria civile.
Ky grup që do të themelohej, sipas Abazit, do të fillonte të ndërmerrte veprime për të zbutur gjendjen, që të normalizonte situatën dhe të ndërtonte një mirëkuptim të mirë mes palëve për ta normalizuar gjendjen, që të zgjidhen të gjitha problemet. Abazi, që është shef i Grupimit të Këshilltarëve të PDK-së, ka kërkuar që kuvendarët të deklarohen për këtë propozim. /2L ONLINE/