Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers”, Haki Abazi, ka thënë se institucionet tona duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Në të kundërtën ai ka paralajmëruar se vendi mund të ketë pasoja të paparashikueshme.
Lexoni të plotë postimin e Haki Abazit në Facebook.
“Edhe njehere sekuenca normale bazuar ne Kushtetute dhe ligjet e Republikes, procesi duhet te jete me sa vijon:
1.Zgjedhjet dhe certifikmi i rezultateve te zgjedhjeve
2. Konstituimi i parlamentit duke e udhehqur seancen konstituive nga parlamentari me moshen me te vjeter
3. Perzgjedhja e kryeparlamentarit/es me minimum 51% te votave- cilido kandidat i propozuar.
4. Propzimi Presidentes per mandatarit/es sipas kushtetutes, partia ose koalcioni qe ka marre vendin e pare ne zgjedhje ne kete rast PDK. Ne afatin 15 ditor qeveria duhet te formet dhe te merr miratimin e parlamentit, nese kjo nuk ndodhe, presidentja eshte e detyruar qe mandatin e dyte te ja jep shumices parlamentare parti ose koalocion qe mund te kalojne perberjen e qeverise se propozuar me 51%. Ne te dyja rastet e drejta per nominim i jepet partive dhe koalcioneve dhe nuk eshte e lidhur me emrin e kandidatit.
Cfaredo shmangje nga ky proces, manipulim apo eskivim politik ka me lene pasoja te medha ne historine e vendit duke lene mbrapa fajtor dhe pergjgjes per keqperdorim te pozites dhe shkelje te rendit kushtetues.
Nga te gjitha vendet qe jane ne tranzicionin e trubullt te Afrikes Veriore dhe Lindjes se afert dhe te mesme si dhe tranzicioneve te vonuara si ne Turqi dhe Bosnje, Kosova eshte ne pozite shume te favorshme sepse ka nje spekter te gjere te forcave parlamentare qe po ofrone alternative institucionale per te kaluar krizen qeveritare dhe parlamentare ne te cilen ndodhet vendi.
Ky eshte fat dhe pjekuria me te cilen i jane qasur ketij procesi lideret e LDK, VV, AAK dhe NISMA tregon nje avancim dhe perparim te jashtezakonshem te vendimarrjes permbrenda pa nevojen e intereferimit te aktereve te tjere ne proceset e mbrendshme qe jane dervim i procesit demokratik te zgjedhjeve ne Kosove.
Presidentja Jahjaga dhe kryetari i gjykates kushtetuese duhet te kene pergjgjesine me te larte ne vendimarrjen dhe hapat e tyre ne procesin qe po kalon republika e Kosoves. Te gjithe jane duke vrojtuar rrjedhen e procesit dhe te gjithe e dine qe “mbreti eshte qel” nuk ka vend per mjegull!”, (sic), ka shkruar Abazi në facebook.