(2L ONLINE) – Sahit Abazi, shefi Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, subjekt ky opozitar në asamblenë komunale të Gjilanit, në seancës e sotme të KK-së, kur diskutohej për raportin e kreut të komunës së Gjilanit, e ka nisur fjalën e tij me lëvdata për disa punë të mira që janë bërë në Gjilan, por e ka përfunduar atë me kritika të ashpra në adresë të pushtetarëve dhe kreut të Gjilanit.
Abazi fillimisht ka uruar Imet Rrahmanin, për postin e Ministrit të Shëndetësisë, e i cili deri sa nuk u emërua në këtë pozitë ishte pjesë e këtij Kuvendit (LDK). Më pas ai vlerësoi, siç tha disa piunë të mira që janë bërë. “Dua të vlerësojë pozitivisht disa punë të mira nga kjo qeverisje para se të bëjmë kritikat tona opozitare. Është për t’u vlerësuar Mbrëmja Humanitare për të pastrehët, zvogëlimi i shpenzimeve për reprezentacion, vazhdimi i projekteve të qeverisë së kaluar që ishin të gatshme, shënimi i 70 vjetorit të masakrës së Gjilanit…”, ka thënë Abazi
Ndërsa kur ka dal në fushën e kritikave ai ka fajësuar këtë qeverisje që e ka lënë Gjilani pa perspektivë dhe që e ka zhytur në depresioni ekonomik.
“Jemi e vetmja Komunë që s’ka plan për zhvillim ekonomik. Ishte kjo një qeverisje e përcjellë me qentë endacak që janë shumuar dhje po paraqesin rrezik dhe frikë tek qytetarët e sidomos te fëmijët”, ka thënë Abazi i PDK-së.
Ai po ashtu si dështim të kësaj qeverisjeje për këtë vit i vlerësoi edhe ndërtimet pa leje, derisa u shpreh edhe se ka pas ulje të performancës gati në të gjitha sektorët e komunës së Gjilanit.
Abazi tha se tërë vera shkoi pa ndriçim publik duke përmendur këtu edhe periudhën kohore kur këtu ishin bashkatdhetarët.
Abazi ka atakuar pushtetin që nuk ka bërë gjë për rininë e Gjilanit duke thënë se “asnjë mbështetje nuk kishte për Rininë e Gjilanit”.
Po ashtu, sipas tij, tenderët janë dhënë jashtë Gjilanit edhe pse kishte premtime tjera elektorale, ndërsa kryetari në shumicën absolute të kohës ishte jashtë Gjilanit.
Qeverisja Haziri u kritikua nga Abazi i PDk-së edhe për punësime në komunë, që siç tha ai, ishin kryesisht politike dhe pa kritere profesionale, sikundër që kishte edhe të punësuar me kontrata mbi vepër, po asht krejtësisht politike.
“Në fund mund të themi se ju erdhët në Gjilan si kryetar i shpresës se njerëzve e tash po e thelloni depresionin ekonomik nga mosdija për të qeverisur. Ikja e njerëzve nga Gjilani e dëshmon më së miri këtë që po e them”, ka thënë në fund të fjalës së tij, Sahit Abazi shef i grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, kur po debatohej për raportin e punës së kryetari të komunës. /2L ONLINE/